Operacion i madh policor në Pukë. Kapet sasi e madhe droge

Një operacion anti-drogë mësohet se po zhvillohet në Pukë, në zonën e Gjegjanit. Një numër i madh efektivësh janë pjesë e operacionit. Mësohet se është sekuestruar sasi e madhe droge si dhe lëndë plasëse e llojit tritol. Sasia e saktë e drogës pritet të bëhet publike nga policia pas peshimit.Mesohet se jane  11 thasë me kanabis te dekuestruara   nga policia në bashkëpunim me forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, këtë pasdite në zonën e Gjegjanit në Pukë.Kanabisi, në gjendje të thatë. është sekuestruar brenda një banese të braktisur, por akoma nuk dihet pesha e saktë e sasisë së gjetur.Ndërkohë policia vijon punimet për kapjen e trafikantëve.Sot paradite drejtori i përgjithshëm i policisë, Haki Çako, monitori nga ajri me helikopter të gjithë zonën e Dukagjinit, ku sipas burimeve të policisë zona rezulton kryesisht e pastër.

 

Artikulli paraprakDJALI I ISH PRESIDENTIT MEIDANI RIKTHEHET NË KRYE TË SHKBB
Artikulli tjetërVAJZA TENTON TË VRASË VETEN NË VENDIN E PUNËS