ARRSH KËRKOI HETIMIN E FIRMAVE KONTRAKTUESE PRITEN TË TJERA ARRESTIME.Reshjet e dëborës të rëna gjatë fundvitit të kaluar, si dhe neglizhenca e kompanive përgjegjëse për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve sollën probleme, në shumë qarqe.

Kjo coi në arrestimin e 4 personave,nga ana e Policisë së Shtetit , mes tyre 2 zyrtarë drejtorise rajonale të mirëmbajtjes së rrugëve si dhe 2 punonjës të një kompanie. Operacioni i koduar “ Dëbora” ka vënë në prangat e policisë, Alban Abazi, 33 vjec,banues në Pogradec administrator i një kompanie të mirëmbajtjes së rrugës Qafë-Thanë – Pogradec, Arlint Berberi, 40 vjec, punonjës , i cili rezulton i paregjistruar. 

Në pranga jane vendosur dhe zyrtarët Artan Hoxha, 41 vjec me detyrë Supervizor pranë Drejtorisë së Rajonit Jugor, Sektori Korcë, dhe Xhevdet Mulaj, 54 vjec, me detyrë Specialist pranë Drejtorisë së Rajonit Jugor, Sektori Korcë. Sipas Policisë shoqëria në fjalë është përgjegjëse për mirmbajtien dhe pastrimin nga dëbora të aksit rrugor Pogradec – Qafë-Thanë, për të cilën ajo ka lidhur kontratë me Drejtorinë e Rajonit Jugor Gjirokastër. Nga hetimet e kryera rezulton se më datën 29 dhe 30 Dhjetor 2014 kompania private nuk bërë kriposjen e rrugës , pasi nuk disponon asnjë dokumentacion që vërteton hedhjen e kripës në rrugë. Krahas saj nuk është vendosur sinjalistika rrugore lidhur me shenjat paralajmëruese për rrëshqitje të automjeteve, si dhe shenjave detyruese për vendosjen e zinxhirëve nga drejtuesit e automjeteve. 

Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Drejtoria e Pergjithshme e Sherbimeve te Transportit Rrugor u kanë bërë thirrje drejtuesve të mjeteve, të zbatojnë rregullat e qarkullimit. Për këtë thekson Autoritetit Rrugor Shqiptar situata e qarkullimit në disa zona të vendit vazhdon të ketë vështirësi, për shkak të motit të keq dhe temperaturave të ulëta.

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/3LrVZNv1pME” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakE DIELA E PARË E 2015-tës NË SHKODËR
Artikulli tjetërVUÇIÇ- NIKOLIÇ “PËRPLASEN” PËR KOSOVËN