Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër në bashkëpunim me Drejtorinë Kundër Krimit Ekonomik e Financiar dhe Njësinë e Përbashkët Hetimore Kundër Krimit Ekononik e Financiar në Prokurinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër në kuadër të operacionit “Evazioni”, pas një hetimi disa mujor bënë të mundur ndalimin e shtetasve:

 

1. Uarda Albunesa, vjec 29, banuese në Shkodër me detyrë Përgjegjëse e Sektorit të Verifikimit në Terren, në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Shkodër, si dhe specialistët e këtij Sektori:

2. Genti Bilali, vjec 47, banues Shkodër,

3. Fatjon Dibra, vjec 29, banues Shkodër,

4. Erxhan Meta, vjec 41, banues Shkodër,

5. Nikolin Arra vjec 24, banues Shkodër,

6. Eris Llukacej, vjec 29 vjec, banuese në Shkodër,

7. Rrok Lorja, vjec 58, banues në Shkodër,

8. Gjon Prronaj, vjec 56, banues në Shkodër,

9. Kreshnik Dibra, vjec 30, banues Shkodër,

10. si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetsit më iniciale E.P. vjec 41 banues Shkodër.

Nga kryerja e veprimeve hetimore të deritanishme rezulton se punonjësit e sipërcituar, dyshohet në mos përmbushje të detyrimeve ligjore të legjislacionit tatimor, mos marrë masat e duhura administrative ndaj subjekteve tregëtare, të cilët ushtronin aktivitet tregëtar në kundërshtim me ligjet tatimore.

SHKELJET JANË KONSTATUAR NË VELIPOJË DHE SHKODËR

Po në kuadër të këtyre hetimeve në zbatim të vendimeve të Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, janë kryer kontrolle në disa subjekte tregëtare në Velipojë dhe Shkodër, ku janë konstatuar shkelje të ndryshme në fushën tatimore, të dokumentuara me sekuestrim të printerave jo fiskal, dokumentacion jo tatimor, etj, që përdoreshin nga këto subjekte për ushtrimin e aktivitetit te tyre tregëtar, duke konsumuar kështu elementët e veprës penale “Mos kryerja e detyrave nga organet tatimore” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga nenet 181/a dhe 248 të Kodit Penal.

Në këtë mënyrë, subjektet tregtare kanë shmangur detyrimet tatimore ndaj shtetit në vlera të konsiderueshme monetare.

Nga ana e grupit hetimor vijon puna për dokumentimin e plotë të aktivitetit criminal të shtetasve të sipërcituar.