Nga Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë është realizuar me sukses Operacioni Policor i koduar “Gjegjan”

dhe konkretisht :

Më datë 30.07.2016 është bërë arrestimi i dy shtetasve pasi janë kapur në flagrancë në fshatin Mushte, Njësia Administrative Gjegjan, Pukë, në një zonë pyjore, ku ishin 2 parcela, në të cilat ishin kultivuar 400 bimë të dyshuara Cannabis Sattiva.

Të arrestuarit janë :1.Qani Hamzaj, 39 vjeç, banues në Tiranë. 2.Arjan Nikolli, 30 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë veprimeve hetimore të dyshuarëve u janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet e mëposhtme :

•një armë zjarri automatik model-56,

•dy karikatore me 51 fishek model-56,

•një motorrçikletë e modifikuar, pa targa e pa dokumenta.

•nje automjet tip fuoristrade, marka <Landrover>, pa targa.

Materialet i percillen Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Pukë për shtetasin Qani Hamzaj,  për veprat penale të “Kultivimit të bimeve narkotike”  dhe” Mbajtjes pa leje të armëve e municioneve “, dhe për shtetasin Arjan Nikolli, për veprat penale të “Kultivimit te bimeve narkotike”, dhe ” Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

 

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPS: KRYETARI I PD VELIPOJË QË U ZGJODH ËSHTË ME PRECEDENT PENAL
Artikulli tjetërASSANGE: KEMI TË TJERA MATERIALE PËR CLINTON