KY AKSION NË BASHKËPUNIM MES POLICISË ITALINE DHE ASAJ SHQIPTARE. Operacioni i koduar “Martesa” ka çuar në pranga 10 persona, 5 prej të cilëve shqiptarë, 4 italinë dhe një kanadez, të gjithë pjesë e një celule terroriste. I shtrirë në Itali dhe Shqipëri operacioni u ka vënë prangat pjestarëve të dy familjeve të lidhur në krushqi mes tyre. Bëhet fjalë për familjarët e Maria Giulia Sergio, apo e njohur ndryshe “Lady Xhihad” dhe të bashkëshortit të saj, Aldo Kobuzi nga Lushnja.

Të arrestuar janë babai, nëna, motra dhe xhaxhai i “Lady Xhihad”, ndërsa në Lushnje është arrestuar daja i Aldo Kobuzit, 40 vjecari Baki Çoku. Ai akuzohet për pjesmarrje në grupime terroriste dhe urdhër-arresti ndaj tij ishte lëshuar nga prokuroria e Milanos. Baki Çoku mësohet se jeton prej vitesh në Itali, ku kishte mikpritur për disa kohë motrën e tij Donika Çoku, nipin e tij Aldo Kobuzi dhe mbesën Serjola Kobuzi, që dyshohet se ndodhen në Siri. Shërbimet sekrete italiane mësohet se në 2014 kanë përgjuar një bisedë mes imamit tashmë të arrestuar në Tiranë Bujar Hysa dhe kunatit të Aldo Kobuzit, Marenglen Dervishllar nga Pogradeci. Ky i fundit i thotë imamit të Xhamisë së Mëzezit “Do të dërgoj kunatin tim, i kam dhënë numrin tënd të telefonit.” Maringlen Dervishllari gjen vdekjen në Siri pak muaj më vonë duke lënë gruan e djalin e sapo lindur. Operacioni “Martesa” ka nisur qysh në muajin tetor të 2014 nga drejtoria e antiterrorit të policisë së Milanos, që ka ndjekur gjurmët dhe rrugën e përshkruar nga çifti italo-shqiptar si dhe përgjimet e një kordinatori të organizatës ISIS, me detyrë specifike rekrutimin e sa më shumë luftëtarëve të huaj për Shtetin islamik.

Artikulli paraprakPUKË, SEKUESTROHEN BIMË NARKOTIKE
Artikulli tjetërDREJTORI I UJËSJELLËSIT: SHPËRDORIMET E UJIT PROBLEM PËR NE