ATO AKUZOHEN PËR VJEDHJE, SHPËRNDARJE LËNDËSH NARKOTIKE DHE SHFRYTËZIM PROSTITUCIONI. Dhjetë shqiptarë janë vënë në pranga nga policia italiane pas një operacioni blic me kodin “Miloti”.

Të dhjetë akuzohen për vjedhje, shpërndarje lëndësh narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni. Emri i operacionit të policisë kishte pikërisht emrin e qytetit verior shqiptar, sepse pjesa më e madhe e të arrestuarve ishin nga ajo zonë. Kapobanda është një 34-vjeçar i arrestuar edhe më parë për vrasje të mbetur në tentativë në vitin 2001, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. Arrestimet kanë ardhur pas hetimeve të nisura që prej nëntorit të vitit të kaluar, kur një tjetër shqiptar ishte përpjekur të kalonte nga Italia për në Irlandë me dokumenta të falsifikuara. Pasi agjentët e policisë italiane kanë hetuar për aktivitetin e personit në fjalë kanë zbuluar edhe miqtë e të afërmit e tij, që kishin ngritur bandën kriminale, kur mes tyre ishte edhe një femër. Edhe pse në Itali, ata bënin një jetë modeste, në Shqipëri të gjithë po ndërtonin shtëpi të reja ose po rregullonin ekzistueset, duke mos u kursyer në shpenzime luksi.

Artikulli paraprakPREFEKTI: BUXHETI I KËSHILLIT TË QARKUT NË GJYKATË
Artikulli tjetërNUK KISHIN LEJE DREJTIMI DY PERSONA ARRESTOHEN