Pengëmarrësit shkëmbyen zjarr me policinë. Gjatë operacionit, policia bëri të mundur lirimin e pengut pa dëmtime .

Po gjatë operacionit për lirimin e pengut policia arrestoi në flagrancë tre nga pengmarrësit. Si dhe u shpallen në kërkim katër të tjerë të cilët mundën ti shpëtojnë forcave të policisë për shkak të shkëmbimit të zjarrit , terrenit shumë të vështirë dhe kushteve shumë të vështira klimaterike me rreshje borë. Sekuestrohen në vendngjarje gëzhoja dhe lëndë narkotike.
Më datë 27.11.2015, rreth orës 18.30, si rezultat i nje operacioni te mirorganizuar nga D.P.V.Shkodër në bashkëpunim me Komisariatin F.N.SH.Shkodër, në fshatin Plan, Pult të zonës Dukagjin, Shkodër, është bërë e mundur lirimi i pengut S.K i cili mbahej peng që më datën 21.11.2015, si dhe u bë kapja dhe arrestimi i autoreve të dyshuar të pengëmarrjes, dhe konkretisht shtetasit;
– Tomë Shkepa, 32 vjeç, banues në fshatin “Omaraj” njesia administrative Gruemirë, bashkia Malesi e Madhe,
– Lek Shkepa, 36 vjeç, banues në fshatin “Omaraj” njesia administrative Gruemirë, bashkia Malësi e Madhe,
– Kolë Dushku, 22 vjeç, banues në fshatin “Plan-Gjuraj”Njesia Administrative Pult, Bashkia Shkodër.
Si dhe është bërë shpallja në kërkim e shtetasve:
– P. Dushku., 35 vjeç,
– P. Dushku, 20 vjeç,
– L.Vala, 20 vjeç,
– F. Vala, 21 vjeç, banues ne fshatin Gjuraj, Njesia Administrative Pult, Bashkia Shkodër,
Arrestimi i këtyre shtetasve u krye në funksion të procedimit penal nr.329, viti 2015 rregjistruar nga Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, pasi:
Më datë 21.11.2015, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë marrë peng në qytetin Shkodër, shtetasit S.K dhe A.K, ku më pas shtetasin A.K e kanë lëne të lirë me qëllim gjetjen e shumës prej 10 mijë eurosh në këmbim të lirisë së vëllait të tij të cilin e kanë mbajtur peng në fshatin ”Plan”,Njësia Administrative Pult, Bashkia Shkodër dëri në mbrëmjen e datës 27.11.2015, i cili u lirua pas operacionit të policisë.
Operacioni për lirimin e pengut u zhvillua në një terren të thyer malor dhe me dëbore ku në momentin e lirimit të pengut, pengëmarresit kanë shkëmbyer zjarr dhe duke përfituar nga terreni i veshtirë dhe kushtet e vështira klimateriake disa nga pengëmarresit kanë arritur të largohen, duke ju fshehur forcave të policisë të cilët janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tyre. Gjatë kqyrjes së vendit të gjarjes u gjetën 15 gëzhoja, model 56, kaliber 7.62, si dhe 275 gram lëndë bimore e dyshuar kanabis sativa. Arsyja e pengmarrjes dyshohet të jetë ndërmjetësimi që ky shtetas kishte bërë me disa shtetas të tjetër të cilët u kishin blerë lëndën narkotike shtetasëve të sipërpërmendur dhe s’ju kishin dhënë lekët . Materialet i kaluan për veprime të metëjshme Prokurorisë Pranë Gjykatës Së Shkallës së Parë Shkodër në ngarkim të shtetasve të mesipërm për veprën penale të «Rrembimi dhe mbajtja peng e personit, kryer ne bashkepunim», parashikuar nga nenet 109 – 25 te Kodit Penal.

Artikulli paraprakAKTIVITETET NË KUADËR TË 103 VJETORIT TË PAVARËSISË
Artikulli tjetër103 VJETORI I PAVARËSISË, KRYETARI I BASHKISË VAU DEJËS URON BANORËT