Operacioni “Patrioti” – Aksion me helikopter në Dibër për arrestimin e Admir Muratajt

Policia e Shtetit po vazhdon një aksion të gjerë për arrestimin e personit të pestë të akuzuar për grabitjen e mbi 6 milionë eurove nga dy banka të nivelit të dytë. Operacioni po zhvillohet në Dibër për kapjen e shtetasit Admir Nikaj (Murataj), ndërsa përveç në rrugë tokësore po zhvillohen kontrolle edhe me helikopter. Në operacionin “Patrioti’, janë përfshirë forcat RENEA, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Forcat e Posaçme Operacionale dhe Policia e Dibrës. Kontrollet kanë vijuar në disa banesa, në pyll e ndërtesa të braktisura në Zalldardhë, Can, Tartaj e Lashkiz të Dibrës.

Artikulli paraprakTEUTA – VLLAZNIA PJESA E PARE 0-0
Artikulli tjetërSHKATËRROHET ORGANIZATA E SHQIPTARËVE,GJENDET HEROINE E GROPOSUR NË TOKË