Një tjetër rast i tentativës për kalim të paligjshëm të kufirit është goditur nga Policia Vendore e Lezhës. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Piloti”, u arrestua në flagrancë 43-vjeçari Defrim Matmuja, banues në fshatin Breglumë të Kukësit, i cili u kap në aksin rrugor Milot-Morinë, duke transportuar me automjet 6 shtetas egjiptianë.Nga hetimet paraprake dyshohet se Matmuja organizonte dhe zhvillonte veprimtari të paligjshme, duke u dhënë ndihmë emigrantëve të huaj në këmbim të pagesës, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme. Mësohet se ai është një emër i njohur për Policinë, pasi ka qenë më parë i dënuar për të njëjtën vepër penale, ndersa gjatë operacionit, Policia sekuestroi automjetin me të cilin po transportoheshin emigrantët, si dhe një aparat celular që dyshohet se është përdorur për komunikim në kuadër të kësaj veprimtarie.
Operacioni u zhvillua nga specialistët për hetimin e trafiqeve dhe të narkotikëve, në bashkëpunim me Seksionin e Sigurisë së Autostradës Milot-Morinë, në kuadër të përpjekjeve të vijueshme për goditjen e veprimtarive të paligjshme që lidhen me trafikimin e emigrantëve, ndersa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Lezhës, ndërsa vijon puna për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

Artikulli paraprakBERISHA: ZHURMA PËR THETHIN, TENTATIVË PËR TË MBULUAR KRIMIN MJEDISOR NË ELBASAN
Artikulli tjetërPRISHJA E NDËRTIMEVE NË THETH, REAGOJNË BANORËT