Policia ka vënë në pranga personin e dyshuar autorin e 4-të të operacionit antidrogë në Durrës dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë, të dyshuar si të implikuar në trafikimin e rreth 1 ton lënde narkotike të kapur në një trajler në Portin e Durrësit pasditen e së dielës 25 tetor. Trajleri vinte nga Bushati i Shkodrës dhe kishte destinacion qytetin italian të Milanos.

 

Në pranga është vënë Bledar Osja 25 vjeç nga Lezhë. Gjithashtu, filloi proçedimi penal dhe po punohet për kapjen e shtetasve:

-Ndoc Deda 42 vjeç, banues në Shkodër

-Faik Hasani 43 vjeç, banues në Milot, Kurbin

-Kristian Brigja 24 vjeç, banues në Baks–Rrjoll, Shkodër

Një ditë më parë policia arrestoi edhe 3 persona të tjerë, si të dyshuar që kishin lidhje me trafikun e drogës me destinacion tregun e Milanos.

 

 

Artikulli paraprakPREFEKTI RADOVANI: TË EMËROHEN SA MË SHPEJT ADMINISTRATORËT
Artikulli tjetërTONIN MARINAJ, TAKIME NË NJËSITË ADMINISTRATIVË TË MALËSISË SË MADHE