Ashtu siç ishte paralajmëruar, Policia e shkodrës i ka përqendruar operacionet e saj anticannabis në Njësite Administrative Pult dhe Shllak ,përkatësisht në Shkodër dhe në Vau të Dejës.

Blutë e Shkodrës kanë finalizuar operacionin “Reëind” ku si pasojë e të cilit janë asgjësuar 9899 bimë narkotike të cilat ishin të kultivuara në ^8 parcela. Këto operacione janë realizuar në bashkëpunim me komisariatet Shkodër dhe Vau I Dejës si dhe me ndihmën e Forcave të ndërhurjes së shpejtë. Policia në deklaraten e shpërndarë për mediat bën me dije se në këto pas kontrolleve të vazhdueshme në këto zona në datë 10.09.2016 u gjetën të kultivuara dhe u asgjesuan me anë të djegies : * Në Pult të Shkodrës 43 parcela me një numër prej 7932 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva * Në Shllak të Vaut të Dejës 25 parcela me një numër prej 1967 bimë narkotike të dyshuara të llojit Cannabis Sattiva me gjatësi deri në 2m në toka publike, të cilat ishin mbjellë në zona me një terren jashtezakonisht të thyer malor Nderkohë jane duke u zhvilluar hetime intensive për identifikimin dhe kapjen e organizatorëve dhe kultivuesve të këtyre bimëve. Materialet proçeduriale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” parashikuar nga neni 284 i Kodit Penal. Policia e Shkodrës I ka shtrire operacionet e saj antikanabis në të gjtihë qarkun e veriut, ku pasditën e së shtunës në Malësi të Madhe u arrestua nje 54-vjeçar nën akuzën e kultivimit të narkotikëve.

Artikulli paraprak15 VJET NGA SULMET TERRORISTE QË GODITËN SHBA
Artikulli tjetërSHËN TEREZA, MESHË FALENDERIMI NË KATEDRALEN E SHKODRËS