
Policia e Vau i Dejës ka finalizuar operacionin e koduar “SEEDS”, në kuadër të masave për parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal në fshatin Kosmaç, në pronësi të shtetasit Xh. M., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar 1678 fara të dyshuara narkotike të llojit kanabis, të cilat u morën në cilësinë e provës materiale.
Në përfundim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë pronari i lokalit, shtetasi Xh. M., 70 vjeç, banues në fshatin Kosmaç.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.






