Operacioni “Segmenti” sekuestrohen 50 mijë euro drogë

Policia e Durrësit ka vënë në pranga tre persona, të cilët akuzohen për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. Grupi i të arrestuarve kishte një bashkëpunim perfekt mes tyre, duke filluar nga sigurimi i lëndës narkotike, deri tek shitja e kokainës. Droga sigurohej nga Elmaz Gjepali, i cili ia jepte shetasese Mirvete Tupi. Ndërsa kjo e fundit ia dorëzonte Laurian Malkos, i cili më pas e shiste. Policia thotë se “operacioni i koduar “Segmenti” u zhvillua ditën e djeshme në lagjen Nr.14, Shkozet, ku gjatë kontrollit të ushtruar shtetasve të mësipërm i’u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale gjysmë koligramë kokainë. Vlera e drogës nëse do të shitej do të shkonte rreth 50 000 €.” Të arrestuarit janë: -Laurian Malko 32 vjeç, banues në Durrës; -Elmaz Gjepali 29 vjeç, banues në Gjepalaj, Shijak; -Mirvete Tupi 47 vjeçe, banuese në Durrës. U sekuestruan -rreth 0.5 kg lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë; -një pistoletë tip Ekol Special (zhurmuese)dhe një kreher; -vlera monetare në lekë dhe Euro; -4 aparatë telefoni celularë. Ndërkohë në një operacion tjetër të zhvilluar në Krujë, janë sekuestruar 68.3 kg kamabis, 408 gr fara, kallëpë tritoli, granata ofensive, ndezës unifikues granate, një armë zjarri, 283 fishekë dhe një kreher për armë automatike.

Artikulli paraprakPJESHKA: TË VENDOSUR PËR FITORE NDAJ KASTRIOTIT
Artikulli tjetërARRESTOHET POLAKU ME DROGË NGA SHQIPËRIA