Kreu i PD Sali Berisha i ka bërë thirrje qeverisë amerikane dhe presidentit Donald Trump që të shpallë organizatë terroriste kartelet e drogës në Shqipëri, referuar operacionit ”Ura”.

“Në qeverinë e SHBA ka një ndryshim cilësor e të rëndësishëm. Prokuroria e Përgjithshme flet për kartele droge, Trump i ka shpallur disa kartele terroriste. I bëj thirrje Trump dhe qeverisë amerikane të shpallë terroriste kartelet këtu që lëvizin miliarda euro para droge dhe që i lajnë lirshëm pa asnjë lloj kufizimi me firmën e Ramës.

Deklarimi organizata terroristë i organizatave të mëdha mafioze shqiptare, kontribut i madh për sigurinë në Shqipëri, rajon në NATO dhe Europë.

Garantoj se PD është gati të paraqesë çdo provë që vërteton implikimin e Ramës, Taulant Ballës, Ervin Hoxhës e shumë të tjerëve në këto kartele.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA VOTON FRANCËN PËR TË UDHËHEQUR RRJETIN EVROPIAN TË INSPEKTIMEVE TË DREJTËSISË
Artikulli tjetër“VENDI I DËSHMISË DHE KUJTESËS”, RRITET INTERESI NGA TURISTËT