Një nga goditjet më të rëndësishme të aksionit policor të pagëzuar “Vjeshtë 2017” të Policisë së Shtetit dhe që më pas rezultoi një flluskë sapuni, ka qenë bllokimi i tre automjeteve të blinduara në Tiranë në fund të muajit shtator.

Këto automjete, sipas njoftimit të policisë, kapnin një vlerë prej afro 1 milionë euro dhe dyshoheshin të ishin të trafikuara dhe pastrim të produkteve të veprës penale. Por gati dy muaj pas kësaj goditjeje,Në Prokurorinë Tiranësmerret konfirmimin se mjetet në fjalë i janë kthyer pronarit të ligjshëm. Ai është një shtetas kosovar, i cili i dispononte mjetet e blinduara konform rregullave dhe zotëronte të gjithë dokumentacionin e nevojshëm jo vetëm të posedimit, por edhe të mënyrës se si i kishte importuar dhe futur në vendin tonë, dokumentacion të cilin mund ta kishte verifikuar edhe policia përpara se ta publikonte goditjen e bujshme të radhës të “Vjeshtë 2017”.

Në këto rrethana, Prokuroria është detyruar të lëshojë urdhrin e lirimit të menjëhershëm të mjeteve. Ndërkohë, nga informacionet që vijnë nga prokuroritë e rretheve, mësohet se shumica e mjeteve të bllokuara nga policia në kuadër të aksionit “Vjeshtë 2017”, u janë lënë në ruajtje pronarëve që i dispononin deri në verifikimin e pretendimeve nëse janë mjete të trafikuara në vendin tonë apo jo. Vetëm një pjesë e vogël e tyre, kryesisht ato që janë me vendim gjykate po mbahen nën masat e sekuestrove preventive.

Artikulli paraprakGRABITJE, I MERREN LEKËT KAMERIERIT TË NJË LOKALI
Artikulli tjetërKONCESIONI I RI, 100 MILIONË EURO PËR LABORATORËT; INVESTIMI 9.9 MLN