Policia e Shkodrës ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Wanted”, duke kapur dhe arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Si rezultat i kontrolleve të bazuara në informacione operative, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe dhe me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, lokalizuan dhe ndaluan shtetasin B. B., 33 vjeç, banues në fshatin Premal.
Ndaj 33-vjeçarit, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, me qëllim ekstradimin drejt Mbretërisë së Bashkuar. Ai kërkohet nga autoritetet britanike, pasi Gjykata e Magjistraturës në Westminster ka lëshuar urdhër arresti për veprën penale “Shkelja e ligjit për lëndët narkotike”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme ligjore.

Artikulli paraprakPUKA NËN PETKUN E DËBORËS
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET 558-VJETORI I VDEKJES SË SKËNDERBEUT