
Një operacion i suksesshëm policor, i koduar “Wanted”, ka përfunduar me arrestimin e një 28-vjeçari, i cili ishte shpallur në kërkim nga SPAK. Ai akuzohet për sigurimin e kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje, si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Operacioni u realizua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin. Bazuar në informacionet e marra nga inteligjenca policore për vendndodhjen e shtetasit në kërkim, forcat e policisë organizuan dhe finalizuan operacionin, duke arritur të lokalizojnë dhe kapin E. N., banues në Lezhë.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë kishte caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer vrasje”, “Pjesëmarrja në grup të strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal.”
Pas arrestimit, E. N. iu dorëzua Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme procedurale.