Komisioni i Venecias ka publikuar opinionin e saj në lidhje me “Antishpifjen”, ku thekson se “ky ligj nuk janë gati për miratim në formën e tyre aktuale, pasi ligji vuan nga paqartësia dhe ka të ngjarë të ketë një “efekt negativ” në fjalën e lirë me medias online”.

Pas publikimit të raportit ka reguar edhe kryeministri Edi Rama, i cili tha se Kuvendi duhet të nis nga puna menjëherë që të adresojë të gjitha sugjerimet e vyera të Komisionit të Venecias për “Antishpifjen”. Rama shprehet se duhet garantuar me ligj që të mbrohen të drejtat e çdo qytetari nga shpifja dhe lajmet e rreme, ndërsa çdo portal ka detyrim të identifikohet si subjekt i ligjit

“Mirënjohje Komisionit të Venecias për Opinionin mbi “Antishpifjen”!Tani pa humbur kohë të adresojmë në Kuvend sugjerimet e vyera dhe të garantojmë me ligj të drejtën e çdo njeriu për t’u mbrojtur nga Shpifja,si dhe detyrimin e çdo portali për t’u identifikuar si subjekt i ligjit”, tha Rama.