Deputetët e opozitës në Kuvendin e Shqipërisë kërkojnë që 21 Janari të shpallet festë zyrtare. Deputetët e opozitës,  kërkojnë që 21 Janari të shpallet ditë feste, si dita e çeljes së punimeve të Kongresit të Lushnjës në 21 Janar të vitit 1920.

Por cfarë shënon Kongresi i Lushnjes? Kongresi i Lushnjës është një nga kuvendet kombëtare më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Kongresi i Lushnjës rrëzoi Qeverinë e Durrësit dhe zgjodhi një qeveri të re kombëtare të drejtuar nga Sulejman Delvina. Kryeqytet u shpall Tirana.

Qellimi i mbajtjes së Kongresit të Lushnjës ishte mbrojtja e tërësisë territoriale të Shqipërisë, rimëkëmbja e shtetit shqiptar dhe sigurimi i pavarësisë së tij. Në të morën pjesë rreth 50 përfaqësues nga pjesa më e madhe e krahinave të shtetit shqiptar.
Kongresi i Lushnjës mori vendime të rëndësishme politike.

Ai hodhi poshtë planet e Konfencës së Paqes në Paris dhe u shpreh për mbrojtjen me çdo kusht të tërësisë dhe të pavarësisë së plotë të shtetit shqiptar në kufijtë e vendosur nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër në vitin 1913.

Gjatë punimeve të tij u miratua një akt kushtetues, në të cilin ripohohej sovraniteti i plotë i shtetit shqiptar. Ai zgjodhi organet më të larta të shtetit shqiptar si Këshillin e Lartë të përbërë nga katër vetë, i cili do të kryente detyrën e kryetarit të shtetit deri sa të caktohej forma përfundimtare e regjimit.

U krijua Këshilli Kombëtar i përbërë nga 37 përfaqësues, i cili do të kryente funksionet e parlamentit shqiptar.

Artikulli paraprakDYSHONTE NË BESNIKËRINË E PARTNERIT,GRUAJA E RREH QË TI MARRË KODIN E TEFEFONIT
Artikulli tjetërKUSH KA PËRGJEGJËSI PËR SHKODRËN ? FLET DITMIR BUSHATI