Teksa vijon seanca plenare në Kuvend, deputetët e opozitës kanë braktisur sallën dhe janë larguar.

Bledi Çuçi bëri apelin për diskutuesit e PD, por as Sali Berisha, as Flamur Noka dhe as Ina Zhupa nuk ishin të pranishëm.

Ndërkohë, ministri Taulant Balla ironizoi duke thënë se e kanë braktisur për të fjetur gjumë.

‘Ora 5, ora e mirë për gjumë, në parlament asnjë deputet i opozitës’, tha ai.

Artikulli paraprakDEBAT PËR BUXHETIN NË KUVEND/ TABAKU E BRAÇE I DREJTOHEN MALAJT: BUJQËSIA NË KRIZË!
Artikulli tjetërSULM ME THIKË NË NJË QENDËR TREGTARE NË FINLANDË, PLAGOSEN DISA PERSONA