Opozita çon KQZ në Kolegj: Çregjistro listat e deputetëve

Partitë opozitare parlamentare i janë drejtuar Kolegjit Zgjedhor me një kërkesë për shfuqizimin e vendimit të KQZ për regjistrimin e listave shumë emërore të kandidatëve për deputetë. Duke iu referuar kodit zgjedhor, pikërisht nenit 67 të tij, partitë e opozitës kundërshtojnë vendimin e KQZ për regjistrimin e listave të kandidatëve pasi janë depozituar në KQZ jashtë afatit ligjor. Po ashtu opozita e cila nuk është bërë pjesë e këtij procesi zgjedhor, pa u arritur qeveria teknike, I kërkon kolegjit zgjedhor gjykimin e kësaj cështje në themel dhe të vendosë çregjistrimin e listave shumë emërore të kandidatëve për deputetë të partive që kanë depozituar këto lista me datën 29 prill. Për opozitën afati final i regjistrimit të listave të kandidatëve është me datën 28 prill e që sipas saj kjo datë përkon me 50 ditë para datës 18 qershor kur është dekretuar data e zgjedhjeve nga presidenti. Basha apel Kolegjit: Rrëzo 18 qershorin, listat të paligjshme Në ditën e 82 të protestës, Lulzim Basha ka deklaruar se Partia Demokratike do të ankimojë në Kolegjin Zgjedhor, listat e kandidatëve për deputetë të depozituara nga partitë në KQZ, pasi sipas tij janë të paligjshme, pasi u pranuan pasi kishte skaduar afati ligjor.

Artikulli paraprakHIQET SI DENTIST DHE I VJEDH SERBES GJITHË BIZHUTERITË PREJ ARI
Artikulli tjetërDEGJENERON KONFLIKTI, 27-VJEÇARI VDES NË SPITALI NGA PLAGËT E MARRA