Seanca plenare se Martes e Kuvendit të Kosovës është shoqëruar me tensione, teksa deputetë të opozitës goditen me veze kryeministrin Mustafa, ndërsa ai raportonte mbi marrëveshjet e fundit në Bruksel.

 

Ka qenë pikërisht momenti kur Mustafa nga foltorja u shpreh se marrëveshjet e arritura në Bruksel me Serbinë janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe në drejtim të tij kanë lëshuar vezë nga deputetë të VV, AAK dhe Nismës.

Forcat e sigurimit kanë ndërhyrë menjëherë, duke i vënë në dispozicion Mustafës një çadër për mbrojtje.

Me gjithë ndërhyrjet e kryeparlamentarit Kadri Veseli, situata ka qenë e tensionuar andaj ai ndërpreu për 10 minuta seancën.

KOSOVË, SULMOHEN DY AKTIVISTËT E LËVIZJES VETËVENDOSJE

Arbër Sejdiu dhe Alban Makolli, të dy aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, janë sulmuar para zyrës së tyre në Prishtinë.

Sipas kësaj Lëvizje, aktivistët e saj janë sulmuar nga Alban dhe Kushtrim Geci të cilët janë djemtë e Sabit Gecit, ish-komandant i UÇK-së. 

Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Frashër Krasniqi, tha se dy aktivistët e tyre Arbër Sejdiu dhe Alban Makolli kanë qenë duke qëndruar para zyrës së Lëvizjes, kur disa persona në mesin e tyre djemtë e Sabit Gecit kanë dalë të armatosur dhe i kanë sulmuar ata.

 

Aktivistët Sejdiu dhe Makolli pasi kanë marrë trajtimin e duhur në QKUK janë transportuar në shtëpi, ndersa policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar për kryerjen e kësaj vepre, të cilët thuhet se janë djemtë e Sabit Gecit, te cilet janë dërguar në paraburgim për 48 orë.