Opozita hedh miell përpara zyrës së Edi Ramës

Opozita ka protestuar sot me një mënyrë simbolike kundër kultivimit dhe trafikut të drogës në vend. Nga çadra e protestës opozitare, demokratët hodhën miell drejt fasadës së Kryeministrisë përmes një aparature të veçantë. Në fakt, mielli ishte menduar nga protestuesit si një simbolikë e kokainës, për të cilën opozita jo pak herë ka akuzuar Kryeministrin Edi Rama si përdorues të saj dhe të lidhur me trafikantët.