Partitë opozitare në Kosovë do të protestojnë nesër kundër Qeverisë.

Tre partitë e opozitës kanë thënë se do të kërkohet që të zbatohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese në lidhje me marrëveshjen me Serbinë për bashkësinë e komunave me shumicë serbe. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se ata nuk do të ndalojnë aksionin e dtyre deri në largimin e qeverisë.  Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka ftuar opozitën për dialog, megjithatë lideri i AAK-së, një nga tre partitë opozitare thotë se ata nuk do të ulen ne bisedime me ata që shesin Kosovën.