Opozita letër KQZ: Nuk regjistrohemi për Zgjedhjet, pa qeveri teknike

Opozita e bashkuar, ka dorëzuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve një letër ku i bëhet me dije se nuk do të regjistrohen për betejën elektorale të 18 qershorit. Në kërkesë, opozita argumentuar se në situatën aktuale, liria dhe ndershmëria e zgjedhjeve nuk garantohen nga kjo mazhorancë. Basha: Republika e vjetër dhe klanet kriminale në pushtet, guxuan të vënë në pikëpyetje guxuan të vënë në pikëpyetje gatishmërinë tonë për t’iu përgjigjur thirrjes dhe vendimit tuaj popullor më 18 shkurt. Dje e morën mesazhin nga komunikimi ynë politik, sot do ta marrin me firmë dhe me vulë seriozitetin dhe vendosmërinë tonë për të qëndruar me popullin dhe për popullin. Por teksa komisionit qendrore te zgjedhjeve i behet me dije zyrtarisht se asnjë parti opozitare nuk do të regjistrohet, Basha, nga ana tjetër tha se nuk do ketë bojkot të zgjedhjeve, duke u shprehur i bindur se do të ketë zgjedhje të lira dhe te ndershme, nëpërmjet qeverise teknike. Basha: Kush i fryn borive të bojkotit, gabohet rëndë. Nuk do të ketë bojkot, do të ketë zgjedhje të lira dhe të ndershme, do të ketë Republikë të Re, qytetarët do të fitojnë, ju do të fitoni, Shqipëria do të fitojë. Kryetari i Partisë Demroaktike, Lulzim Basha, tha se reformen në drejtesi e sabotoi mazhoranca duke devijuar nga kushtetuta e miratuar më konsensus në korrik. Basha: Ka vetëm një zgjidhje. Ju e thatë, ju e vendosët dhe ne do ta bëjmë realitet; qeveri teknike, largim e Edi Ramës dhe kabinetit të turpit. Nuk ka qeveri të korruptuar dhe te inkriminuar që i bën ballë popullit, tha Basha ndërsa tha garantoi se nuk do të këtë tërheqje, pasi tërheqja, sipas tij, do të ishte tradhti ndaj qytetarëve shqiptarë.