Partia Demokratike po mban protestën e tretë kombëtare për vitin 2026 përpara Kryeministrisë. Policia e Tiranës ka njoftuar se nuk e ka autorizuar Partinë Demokratike për këtë protestë.

Sipas policisë bazuar në analizën e riskut dhe duke marrë parasysh faktin që në protestën e kaluar ka patur shtetas të maskuar të cilët kanë hedhur bomba molotov dhe lëndë piroteknike duke dëmtuar punonjës policie, si dhe nga informacionet e marra se mund të ketë veprime të dhunshme në protestën e sotme, i ka kthyer përgjigje subjektit politik, se nuk e merr përsipër zhvillimin e tubimit.

Artikulli paraprakBERISHA: RAMA PO PËRDOR LIGJIN PËR TË VJEDHUR QYTETARËT, TË GJITHË NË SHESH NË ORA 18:00
Artikulli tjetërTABAKU THIRRJE PËR FORCAT OPOZITARE: T’I LËMË NDASITË, TË BASHKOHEMI