Opozita nënshkruan memoradumin: në zgjedhje vetëm me votë dhe numërim elektronik. Firmos edhe Dule

Koalicioni opozitar me pjesëmarrjen edhe të PBDNJ dhe AK nënshkruan memorandumin që sanksionon se votimi dhe numërimi elektronik është kusht thelbësor për garantimin e votës së lirë e të ndershme. Opozita është e bashkuar dhe kauza e saj është e qartë: vota e qytetarëve, vullneti i tyre duhet të vendosë qeverisjen e vendit. Zgjedhjet e lira nuk janë thjesht kërkesë e opozitës, por kauza e të gjithë popullit dhe interes jetik për vendin. Ndaj ftoj të gjitha partitë politike që duan zgjedhje të lira dhe të ndershme t’i bashkohen koalicionit tonë për votën e lirë. Çdo justifikim apo shmangie nga kjo çështje është kundër interesit të vendit.

Artikulli paraprakGJENDET I PAJETË NË RRUGË NJË 55-VJEÇAR, DYSHOHET SE KA VDEKUR NGA I FTOHTI
Artikulli tjetërMASHTRIME ME KARBURANTET, KËRKOHET DËNIMI I 6 PERSONAVE, TURQ E SHQIPTAR