9 ditë pas protestës së 8 dhjetorit opozita kërkon sërish largimin e qeverisë  dhe ngritjen e një qeverie teknike që do të përgatisë zgjedhjet e parakohshme. Protesta e rradhës ka nisur jashtë ambienteve të Kuvendit nën masa të rrepta sigurie, teksa në seancë plenare diskutohet projektbuxhetit për paketën fiskale.

Protestuesit e thirrur nga Partia Demokratike edhe në këtë tubim si kursyen tymueset, vezët dhe miellin në drejtim të efektivëve, të cilët nuk lejonin hyrjen e tyre në ambjentet e Parlamentit. Në nisje të seancës plenare ish-Kryeministri Berisha kërkoi përshtatjen e rendit të ditës me kërkesat e popullit të revoltuar. Arsyet e revoltës tha se gjenden tek keq qeverisja, buxheti i rrënimit siç e cilësoi ai dhe lidhjet e Kryeminstrit me krimin. Në mungesë reflektimi nga ana e mazhorancës, ish-Kryeministri Berisha tha se opozita do ta ketë të vështirë të menaxhojë turmën e revoltuar nga keq qeverisja. Njëherazi ish-Kryeministri Berisha kërkoi miratimin e një rezolute nga Parlamenti për heqjen e dekoratave për ish funksionarët e regjimit totalitar.

Artikulli paraprakBASHA: ASKUSH NUK NA NDAL NË RRUGËN TONË, RAMA IK THIRRJA JONË
Artikulli tjetërSHKODËR, MBAHET KONFERENCA “IMAGJINO DHE FRYMËZO”