Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka replikuar me opozitën dhe kreun e PD për refuzimin e marrjes së fjalës në Kuvend.

Balla u shpreh se është standart që kreu i opozitës e hap debatin për programin e qeverisë. Ai tha se asnjë nen nuk kushtëzon asnjë deputet as kryeministrin që të qëndrojnë gjatë gjithë debatit në seancën plenare.

“Neni të cilin i referohen kolegët nuk kushtëzon asnjë deputet as kryeministrin që të qëndrojnë gjatë gjithë debatit në seancën plenare. Ajo që është standarti më i mirë në këtë seancë është që debatin për programin e hap kryetari i opozitës.

Ndërkohë që ajo që është po aq e rëndësishme është që kur kam qenë në opozitë se koha e kryetarit të opozitës është e barabartë me kohën e kryeministrit. Për kalamajtë që nuk e mbajnë mend koha ka ndryshuar pas 2013-ës. Duhet të vazhdojmë debatin. E gjithë qeveria është prezent për të dëgjuar. Do të kishte qenë mirë në dinjitetin e opozitës të bënin pyetje. Unë nuk marr përsipër t’ju edukoj.

Është një zhurmues në krahun e majtë që duhet ndërprerë. Nëse deputeti nuk e merr fjalën,radha kalon tek deputeti pasardhës. Asnjëherë nuk është ndërprerë seanca për mosprezencën e dikujt”- tha Balla.