Pas bojkotit të takimit të fundit nga opozita e bashkuar në Këshillin Politik për reformën zgjedhore, palët politike (mazhoranca, opozita parlamentare dhe ajo jashtëparlamentare) pritet të mblidhen ditën e sotme (26 maj) në orën 11:00.

Opozita e bashkuar u larguar pas shembjes së godinës së teatrit duke dalë sërish në rrugë me protesta, por presioni ndërkombëtar, bëri që PD-LSI të bëjnë një hap pas dhe të ulen sërish në tryezë. Gjithashtu dhe nga ana e përfaqësuesit të mazhorancës në këtë tryeze të zgjedhores,

Damian Gjiknuri ka pasur dy letra që i janë dërguar opozitës që të rikthehen në tryezë dhe të vendosnin një datë për takimin e radhës. Për këtë Basha u mblodh me ekspertët e PD në selinë blu, nga ku deklaroi se ‘opozita nuk do të braktisë këtë tryezë dhe do të vijojë diskutimet për t’i dhënë shqiptare zgjedhje të lira dhe të largojnë Ramën një orë e më parë’.

Në takimin e sotëm janë shumë pika që pritet të diskutohet mes tyre dhe financimi i partiv, votimi elektronik, Kolegji Zgjedhor. Dy pika mjaft të rëndësishme që ndajnë palët janë kushti i PD-LSI për qeveri transitore për organizmin e zgjedhjeve deri sa vendi të jetë

anëtar i BE dhe të arrijë standardet demokratike dhe kushti tjetër i Rudina Hajdarit se do të vendos veton nëse nuk ndryshohet sistemit elektoral, për të cilën PD, PS, LSI duket se nuk e kanë pjesë të axhendës së tyre politike.

Palët janë zotuar që të mbyllin reformën zgjedhore në fund të majit, ku kanë mbetur dhe 6 ditë. A do ketë një konsensus? Nëse ka vullnet, partitë politike kanë treguar se mund të arrijnë gjithçka.

Artikulli paraprak“MË PËRDHUNUAN NË BURG”, DALIN REZULTATET E ANALIZAVE MJEKO-LIGJORE PËR TË RIUN SHQIPTAR, I DËNUAR PËR VRASJEN E STUDENTES GREKE
Artikulli tjetërPRITEN RREBESHE SHIU, JA PARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT