Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj mblodhi sot në një takim prefektët duke u dhënë porositë për konstituimin e organeve të reja të pushtetit vendor pas zgjedhjeve lokale të 30 Qershorit. Në kushtet kur opozita ka deklaruar se përfaqësuesit që janë zgjedhur nga radhët e tyre nuk do të lirojnë zyrat, pasi nuk e njohin 30 Qershorin, Lleshaj tha se do të zbatohet ligji.

“Zyrat janë të shtetit dhe nuk janë të askujt, të gjithë jemi të përkohshëm dhe kohën na e përcakton ligji dhe në rastin e të zgjedhurve vendorë e ka përcaktuar vetë Kushtetuta. Nëse ne të tjerët rrimë në bazë të ligjeve dhe akteve, në rastin që flasim e ka përcaktuar vetë Kushtetuta. Ne urojmë që askush të mos çmendet për të zaptuar zyra që nuk i takojnë. Mandati është 4 vite i dhënë nga Kushtetuta, ndërkohë që në 30 Qershor kanë ndodhur zgjedhje të certifikuara nga të gjitha. Uroj që të kemi situata të kësaj natyre dhe njerëz të caktuar të dalin nga binarët ligjorë” tha ai.

Prefektët kanë rol në konstituimin e këshillave bashkikë, por Lleshaj dha edhe disa udhëzime të tjera, ndërsa shtoi se në gusht nuk do të bëjnë pushime. “Konstituimin e organeve te reja te dala nga zgjedhjet vendore. Ekziston rreziku i uljes se performacës. Të gjithë strukturat do të marrin pushimet pas shtatorit sidomos të administratës së bashku dhe prefekturës. Nuk ka hapsirë për heqje nga puna për punonjësit e bashkive duke respektuar statusin e nënpunësit civil. Prefektët kane një rol kyç përsa i përket konstituimeve në lidhje me bashkite por ligji parashikon disa.

Pas përfundimit të konstituimit të organeve të zgjedhura të pushtetit vendor duhet nga prefektët të merren të gjitha masat. Në këtë proces shumë të rëndësishëm, Prefektët kanë një rol kyç. Mesa po shohim procesi do të ketë ndërlikime për arsye të ankimeve, proceseve gjyqësore, kontestimeve, por ligji parashikon disa momente të qarta kur hyjnë në rolin e tyre prefektët. Kjo ka të bërë me konstituimin e këshillave, pasi të jenë marrë të gjitha vendimet gjyqësore, në përfundim të tyre duke respektuar kushtetutën që përcakton mandatin, të organizojnë punën për të bërë konstituimin e organeve të reja, që do të bëhet sipas ligjit me masat që parashikon ligji.

Kushdo që dorëzon detyrën ta dorëzojë me dinjitet dhe ai që e merr ta marrë me dinjitetin e nevojshëm. Duhet komunikim mes stafeve që dorëzojnë dhe atyre që marrin detyrën. Që tani në moderimin e prefektëve të vendosin kontakte që procesi të ndodhë i rregullt, i organizuar dhe qytetar që të arrihet që të përcillen mesazhet duhura. Duhen akte dorëzimi dhe marrje në të gjithë bashkitë. Nuk mund të presim perfeksion në këtë punë, por qëllimi do të jetë ky” tha ai

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakRAMA: PO KTHEHET FENOMENI I KORRUPSIONIT, KUSH MBAN PËRGJEGJËSI PËR 15 MIJË KASAT JORAPORTUESE NË BIZNESE?
Artikulli tjetërKQZ RRËZON BINDJEN, ZGJEDHJET NË TIRANË E SHKODËR TË RREGULLTA