Partia Demokratike në bashkëpunim me aleatët e saj do të zhvillojë sot protesta para parlamentit për të kundërshtuar zgjedhjen e prokurorit të përgjithshëm. Burimet kanë bërë të ditur se mbështetësit do të tubojnë para të dy hyrjeve të seancës parlamentare, ku nuk përjashtohen as hedhja e sendeve drejt parlamentarëve, por dhe në këtë rast duke shmangur dhunën.

Mësohet po ashtu se do të jenë kryetarët e degëve të PD që do të mbajnë peshën kryesore të menaxhimit të pjesëmarrësve. Ndërsa deputetët e Partisë Demokratike do të jenë pjesë e parlamentit, ku do të debatojnë me mazhorancën si dhe do të organizohen për të mos lejuar, sipas tyre, votimin e njëanshëm dhe në shkelje të kushetutës së kryeprokurorit të përkohshëm.

Por ashtu si dhe më parë, një pjesë e deputetëve do të dalë nga salla e kuvendit, për tiu drejtuar pjesëmarrësve të protestës. Demokratëve do ti bashkohen po ashtu dhe mbështetësit e Lëvizjes Socialiste për Integrim, por dhe të partive të tjera parlamentare dhe jo parlamentare.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPROTESTA, MBËSHTETËS TË OPOZITËS NISEN NGA SHKODRA
Artikulli tjetërPROTESTUES NGA SHKODRA NË TIRANË, POLICIA KONTROLLE NË BELTOJË