Kryetari i Partisë Demokratike bëri publik vendimin e madh që kishte paralajmëruar për disa ditë me radhë.

Duke folur para protestuesve në Bulevard, Basha foli për një fillim të ri. Kreu i demokratëve shtoi se kjo qeveri e ka çuar vendin në mjerim, varfëri dhe kaos dhe “tani që u ka vjedhur gjithçka nga xhepat dhe shtëpitë tuaja, do t’u vjedhë edhe zgjedhjet”.  “Sot ne vendosim do të hapim një derë të re drejt të ardhmes. Ju ftoj të gjithë së bashku të qëndrojmë në këtë shesh”, deklaroi Basha.