CNN raporton se 153 persona janë konfirmuar se kanë humur jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur pas sulmeve terroriste që ndodhën mbrëmjen e së premtes (13 Nëntor) në kryeqytetin francez.

Ndërkohë që mediat të tjera të huaja raportojnë për një numër më të lartë viktimash por që ende nuk janë konfirmuar. Ora 07:20 SHBA masa shtesë pranë zonave të ndjeshme në Nju Jork Masa shtesë sigurie ka ndërmarrë dhe SHBA pas sulmeve në Paris, oficerë policie të armatosur janë vendosur pranë pikave të ndjeshme në Nju Jork ORA 02:05 Shpëtohen më shumë se 125 pengje Forcat e sigurisë kanë arritur të çlirojnë më shumë se 125 pengje që mbaheshin në sallën e koncerteve Bataclan ku po mbante koncert grupi amerikan “The Eagles of Death Metal”. Salla e koncertit ka mbështetur revistën “Charlie Hebdo” pas sulmeve në janarin e kaluar. Dëshmitarët kanë deklaruar se një person i pamaskuar hyri në mes të sallës me kallashnikov dhe nisi të qëllonte. ORA 02:00 Mbi 118 vrarë në Bataclan Zv.kryetari i Bashkisë së Parisit thotë se të paktën 118 njerëz kanë mbetur të vrarë në sallën e koncerteve Bataclan. ORA 01:45 Deri tani 6 terroristë të vrarë Forcat e sigurisë kanë vrarë katër terroristë, tre në sallën e koncerteve dhe një në rrugët e Parisit, ndërsa dy terroristë kanë vrarë veten me shpërthim kamikaz.