Lezha mirëpriti edicionin e 14-të te konkursit kombetar “Ora e Muzës”, një prej ngjarjeve më të rëndësishme poetike ku prezantohen krijues nga mbare trojet shqiptare.Mbi 90 poetë paraqitën krijimet e tyre, ndërsa 35 u përzgjodhën për të qenë pjesë e konkurimit final, ne veprimtarine qe lidhet me muajin e letërsisë dhe shënon një vazhdimësi të traditës poetike që Lezha ka trashëguar ndër vite.
“Ora e Muzës” mbetet një skenë poetike e veçantë ku ndjehet fryma krijuese dhe përkushtimi ndaj artit të fjalës së bukur, thone poetet te cilet kerkojne ti kushtohet me shume rendesi poezise se mirefillte ne nje situate kur shfaqen shume krijime e shpesh here jo cilesore.
Ora e Muzës eshte një konkurs i hapur për të gjithë, duke i dhënë mundësi poetëve të rinj të prezantohen dhe të rriten në rrugëtimin e tyre krijues, si dhe për të vendosur një standard cilësie në këtë zhanër thote Hekuran Koka, kryetar i Klubit të Letrave “Ndue Gjetja”.
Në përfundim të edicionit të 14-të, juria e përbërë nga Donika Dabishevci kryetare, Azem Baliaj dhe Albi Lushi anetare shpalli si fitues të këtij viti poetet Bona Mulaj Lluka, Alketa Gashi Fazliu dhe Marash Mirashin.Konkursi letrat “Ora e Muzës” vjen si pjese e aktiviteteve të shumta që mbahen në Lezhë në kuadër të muajit të letërsisë, i cili këtë vit i është dedikuar At Gjergj Fishtës, një prej figurave më të mëdha të kulturës dhe letërsisë kombëtare.

Artikulli paraprak41 VJEÇARI DENONCON ZHDUKJEN E BASHKËSHORTES
Artikulli tjetërVKM/ KËSHILLI I MINISTRAVE MIRATON STRATEGJINË KOMBËTARE PËR SIGURINË KIBERNETIKE