Oratori Don Bosco në qytetin e Shkodrës rezervoi një ditë të veçantë në pedonalen e qytetit, ku morën pjesë qindra fëmijë dhe të rinj.

Këtë vit, aktivitetet kulturore përkonin edhe më 175 vjetorin e hapjes se oratorit të parë. Gjatë 25 viteve në qytetin e Shkodrës, oratori është kthyer në pikë referimi për mijëra të rinj të qytetit. Oratori Don Bosco është një qendër rinore që drejtohet nga priftërinj Salezianë. Synimi i saj është promovimi i vlerave edukative përmes kohës së lirë.