PROMOVIM DHE NJË THIRRJE PËR NXËNËSIT PËR TË NDJEKUR ARSIMIN PROFESIONAL. Shkolla e mesme profesionale “Kolë Margjini” ka zhvilluar një orë të hapur për nxënësit e shkollave 9-vjeçare duke i njohur ata me mundësitë që ofrohen. I pranishëm ishte edhe drejtori i përgjithshëm i shkollave profesionale Agron Pëllumbi i cili tha se kjo është shumë e rëndësishme.

Drejtorja e shkollës teknike pyjore Zhuljeta Fresku tha se ky është një promovim që i bëhet asaj shkolle. Drejtorja Fresku i bën thirrje prindërve dhe nxënësve që të ndjekin shkollat profesionale si një mundësi e mirë punësimi në të ardhmen. Për çdo vit shkollat e mesme profesionale në të gjithë vendin kanë për detyrë që të arrijnë për të rritur numrin e nxënësve. Qeveria aktuale dhe ministria e mirëqënies sociale që i ka në varësi po i kushton një vëmendje të madhe arsimi profesional si një zgjidhje për punëismin e të rinjve.