Në shkollën e mesme “28 Nëntori” u zhvillua një orë edukuese me maturantët të cilët do të marrin pjesë për herë të parë në zgjedhje. Ky program u organizua nga KQZ dhe Agjensia Kombëtarë për Edukim Parauniversitar dhe u financua nga KE dhe Ambasada Gjermane.

Maturantët bënë një simulim si do të votohet në diten e zgjedhjeve ndërsa pjesë e këtij programi ishte edhe ndërgjegjësimi i të rinjëve për rëndësinë e votës.

Programi u zhvillua në të gjithë shkollat e mesme të Shkodrës ku u përfshine disa faza që pëmbledhin të gjithë procesin e votimit.

Artikulli paraprakKONCERT ME MUZIKË KLASIKE NË LEZHË
Artikulli tjetër“FESTA E LULEVE” AKTIVITETE NË RRUGËT E SHKODRËS