Sipas MeteoAlb: Mot kryesisht të kthjellët por më i ftohtë dominon gjatë pjesës së parë të ditës në vendin tonë, si pasojë e masave ajrore nga verilindja e kontinentit. POR orët e pasdites sjellin shtim të vranësirave në zonat veriore duke rrezikuar gjatë mbrëmjes dhe natës reshje të pakta.

Temperaturat e ajrit rriten në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -1°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtesi 28 km/h nga drejtimi Jugor-Jugperëndimor duke krijuar ne det dallgëzim 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Altenime kthjellimesh dhe vranësira të lehta dominojnë Europën Perëndimore, Rajoni i mesdheut dhe Europën Lindore. Ndersa Alpet e Europës dhe Europa Veriore do dominohen nga vranësira dhe reshje dëbore. Po ashtu Vendet e Rajonit të Ballkanit do të paraqiten me rrebeshe shiu.