Që nga fillimi i vitit 2026, të paktën 606 emigrantë janë raportuar të vdekur ose të zhdukur gjatë kalimit në Mesdhe, tha të hënën Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM).

“Ky është fillimi më vdekjeprurës i vitit në Mesdhe që kur IOM filloi të mbledhë këto të dhëna në vitin 2014”.

Një zëdhënës i organizatës vlerësoi se në varkën e fundit me emigrantë që u fundos në ishullin grek të Kretës të shtunën, “të paktën 30 emigrantë supozohen të zhdukur ose të vdekur” . Sipas autoriteteve greke, deri më tani janë gjetur vetëm katër trupa (tre burra dhe një grua), ndërsa kërkimet vijojnë ende. Organizata bën thirrje për “forcimin e operacioneve të kërkim-shpëtimit në Mesdheun qendror për të shpëtuar jetë, si dhe për “rritje të bashkëpunimit rajonal”.

“Rrjetet e trafikimit vazhdojnë të shfrytëzojnë emigrantët në Mesdheun qendror “, theksoi IOM.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakKOPSHTI “BEP TUSHA” NË SHKODËR DO TI NËNSHTROHET NJË RIKONSTRUKSIONI TË PLOTË
Artikulli tjetërKTHJELLIME DHE VRANËSIRA, PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME