BORDI RINOR SYNON RRITJEN E PJESËMARRJES RINORE NË PUSHTETIN LOKAL. Bordi Rinor për Bashkinë Shkodër zhvilloi aktivitetin “Rinia Guxon”, me pjesëmarrjen e organizatave rinore dhe përfaqësues të forumeve politike e të rinjtë e Shkodrës për të diskutuar mbi problematikat e qytetit dhe ngritjen e tyre pranë autoriteteve locale.

Ky aktivitet ka për qëllim rritjen e pjesëmarrjes rinore në vendimarrjen lokale në mënyrë që të rinjtë të mos përdoren nga politika por të përdorin politikën për të përçuar zërin e tyre drejt zgjidhjes së problematikave që i shqetësojnë çdo ditë. Synimi është një konkretizim i projekteve në tavolinën e kryebashkiakut të ardhshëm të Shkodrës. Organizma të tilla rinore që synojnë nxitjen dhe vënien përpara përgjigjësisë të drejtuesve të pushtetit vendor mungojnë në qytetin e Shkodrës ndaj bordi rinor i ngritur sëfundmi synon që të përfshijë të rinjtë e Shkodrës jo vetëm në jetën politike por edhe më gjërë.

[iframe width=”100%” height=”360″ src=”https://www.youtube.com/embed/W7E-dpT45X8?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]