Muzike, buzeqeshje dhe entuziazem. Në këtë mënyre u përcoll edicioni i gjashtw i “Country Fest” në Lezhë, nje event muzikor me protagonist fëmijet.

Talentet e vegjel kthyen në vëmendje artin dhe muzikën country duke krijuar një atmosferë argëtuese jo vetëm për protagonistët, por edhe për vetë pjesëmarrësit e shumtë që e ndoqën nga afër.

Country Fest sjell atmosferën e fshatit në qytet, ndaj dhe fëmijët duhet të duan sa më shumë fshatin, thotë përgjegjësia e Qendrës Kulturore “Gjergj Lacaj” në Lezhë, Mimoza Xhafa.

Me një ansambël atmosfere ngjyrash, skenografie dhe veshjet e fëmijëve koncerti “Country Fest” zgjati për rreth 1 orë duke i dhënë qytetit mjaft gjallëri në këto ditë të nxehta të korrikut.

 

https://youtu.be/pe1AFTqELMg

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakZJARR NË RROBAQEPËSI NË LEZHË
Artikulli tjetërSHKODËR – KOPLIK, QYTETARËT:NUK RESPEKTOHET SINJALISTIKA