
“Dasma e Zadrimës”, një nga traditat më të bukura kulturore të zonës, u organizua në Gjadër të Lezhës. Kjo festë solli në vëmendje vlerat, zakonet dhe trashëgiminë kulturore të zonës përmes veshjeve tradicionale, muzikës dhe elementëve karakteristikë të dasmës së dikurshme zadrimore.
Aktiviteti i organizuar nga shkolla “Gjovalin Gjadri” me mbështetjen e Bashkisë Lezhë u shndërrua në një atmosferë festive ku u ndërthurën tradita, mikpritja dhe promovimi i kulturës lokale.
Krahas nxenesve, mesuesve dhe banoreve tw zones, festes ju bashkuan edhe turistw tw huaj,
Drejtori i Drejtorise Rajonale te Arsimit ne Lezhë, Hasan Muça, tha se ky organizim është mënyra më e mirë për të jetësuar kulturën dhe traditën e zones.
“Dasma e Zadrimës” dëshmoi edhe një herë rëndësinë e ruajtjes dhe përcjelljes së traditave tek brezat e rinj, duke e kthyer këtë aktivitet në një festë të identitetit dhe kulturës shqiptare.






