Në Lezhë u organizua Festa e Shegës, frutit simbol të këtij rajoni. Eventi kulturor e gastronomik i cili u mbajt në sheshin “Gjergj Kastrioti” beri bashkë 55 shefa kuzhine nga e gjithë Shqipëria, të cilët sollën shije dhe krijimtari përmes recetave të tyre me bazë shegën.
Shega po perdoret gjithnje e me shume ne gatim, dhe duhet promovuar si nje produkt mjaft redesishen per Lezhen thone shefat e kuzhines.
Shega është një nga frutat më të kultivuara prej degadash në Lezhë dhe përveç vlerave estetike, ka edhe cilësi të rëndësishme kurative, thotë eksperti i mjedisit Jak Gjini.
Aktivitete të tilla, që ndërthurin kulturën, traditën dhe gastronominë, janë mënyra më e mirë për të promovuar potencialin e rajonit te Lezhes u shpreh kryetari i Bashkisë, Pjerin Ndreu.
Festa e Shegës, e kthyer tashmë në një traditë të përvitshme ne Lezhë, zgjati për disa orë dhe tërhoqi vemendjnen e shume qytetarë e vizitorë, të cilët shijuan produktet vendase dhe u argëtuan me programin artistik që shoqëroi aktivitetin.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakVIJON AMORTIZIMI I RRUGËS “LEK DUKAGJINI”
Artikulli tjetërRRITEN RASTET ME KANCER GJIRI NË LEZHË