
Këngëtarja, mësuesja dhe sëfundmi drejtorja e qendrës kulturore të fëmijëve “Kujtim Alija” në Shkodër Orjeta Kelaj rrëfeu shumë emocione teksa ishte e ftuar në emisionin “Star Kids. Kelaj e nisi me hapat e parë të saj në skenë dhe çmimin që fitoi në festivalin e fëmijëve në 1990 kur ishte 10 vjeçe me këngën “Në rrugën e dijes”.
Emocionet janë të mëdha edhe për disa çmime të tjera si ai në Elbasan në festivalin e këngës tipologjike popullore apo çmimi i dhënë në një prej spektakleve të agjencisë “Buna 1”.
Kelaj foli edhe për emigrimin e saj për afro 10 vite, gjë e cila ia bëri të pamundur pjesëmarrjen në festivalin e RTSH pasi konkuroi dy herë në vitet ’93, ’94 ndërsa është në dilemë nëse do të rikthehet.
Një intervistë surprizë e nënës së Kelaj e përloti atë duke bërë që të ndajë edhe disa momente nga jeta familjare.
Interesit të fëmijëve nuk i shpëtoi momenti kur Orjeta Kelaj kandidoi për drejtore të Qendrës Kulturore të Fëmijëve, garë të cilën e fitoi duke e vendosur tashmë përballë një sfide të madhe.
Në fund Kelaj dha një mesazh për të gjithë fëmijët.
Në këtë emision me nxënësit e shkollës 9-vjeçare “Branko Kadia” ku shërbeu për shumë vite si mësuese, Orjeta Kelaj u përfshi nga ndjesi të veçanta ndërsa rrëfeu edhe shumë çaste nga jeta dhe karriera e saj artistike si këngëtare.