Rënia e ortekëve ka bllokuar plotësisht rrugën pranë tuneleve panoramike në aksin Qafë Thore – Theth, duke e bërë të pamundur qarkullimin e automjeteve në këtë zonë.
Sipas njoftimit të autoriteteve, megjithë ndërhyrjen me freza për pastrimin e borës, puna është pezulluar pasi ortekët vijojnë të jenë aktivë, duke rrezikuar sigurinë e punëtorëve dhe mjeteve të pastrimit.

Për arsye sigurie, qarkullimi në zonën e Qafë Thores është ndaluar deri në përmirësimin e kushteve atmosferike dhe ndalimin e rënies së ortekëve.

Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të respektojnë sinjalistikën rrugore, të shmangin këtë segment dhe të ndjekin njoftimet zyrtare për çdo përditësim të mëtejshëm mbi situatën.

Artikulli paraprakQARKU SHKODËR, RESHJE SHIU DHE DËBORE
Artikulli tjetërMOTI I KEQ PËRFSHIN LEZHËN