Si pasojë e rritjes së temperaturave dhe ndikimit të drejtpërdrejtë të rrezeve të diellit në shpatet malore, është riaktivizuar rënia e ortekëve në zonën e tuneleve panoramike në Qafë Thore. Masat e borës kanë bllokuar segmentin rrugor rreth 5.5 km, duke e bërë të pamundur qarkullimin.
Autoritetet bëjnë me dije se ndërhyrja për pastrimin e rrugës paraqitet aktualisht tepër e rrezikshme, për shkak të paqëndrueshmërisë së borës në shpatin malor. Për këtë arsye, është urdhëruar ndërprerja e çdo përpjekjeje për largimin e borës deri në stabilizimin e situatës.
Duke vlerësuar nivelin e lartë të rrezikshmërisë, qarkullimi në Qafë Thore është ndërprerë për të gjitha llojet e automjeteve, deri në një njoftim të dytë.
Strukturat përgjegjëse vijojnë monitorimin e vazhdueshëm të zonës dhe u bëjnë thirrje qytetarëve të shmangin lëvizjet në këtë aks rrugor, si dhe të respektojnë udhëzimet e autoriteteve për sigurinë e tyre

Artikulli paraprakBERISHA TREGON RAPORTIN E TIJ ME SPAK: NUK SULMOJ NJERI PA FAKTE!
Artikulli tjetërSHKODËR,ULET SIPËRFAQJA E TOKAVE ME PRANI UJI