U BËJMË THIRRJE TË GJITHË POLITIKANËVE TË FRENOJNË GJUHËN DHE VEPRIMET NDEZËSE. Disa nga ambasadorët e akredituar në Tiranë kishin ardhur paraditen e sotme në Kuvend për të ndjekur zhvillimin e seancës nga llozha,

por u larguan në momentin e parë, kur Ilir Meta e ndërpreu atë pas debateve me opozitën e cila u vendos para foltores janë larguar. Ndërkohë që prezenca e OSBE-së reagoi përmes një deklarate për shtyp shprehu hapur zhgënjimin dhe u bëri thirrje politikanëve të frenojnë gjuhën dhe veprimet ndezëse dhe të lejojnë institucionet e vendit të funksionojnë në interesin më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë,” “Prezenca e OSBE-së në Shqipëri ka ndjekur me zhgënjim përkeqësimin e debatit politik gjatë ditëve të fundit. U bëjmë thirrje të gjithë politikanëve të frenojnë gjuhën dhe veprimet ndezëse dhe të lejojnë institucionet e vendit të funksionojnë në interesin më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë” thuhet në deklaratën e shkurtër të OSBE-së.

Artikulli paraprakFILLOJNË AKTIVITETET E 7-8 MARSIT
Artikulli tjetërDEPUTETI TOM DOSHI PARAQITET NË PROKURORI PËR PROVAT