Në 52-vjetorin e Revoltës së Spaçit, Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, organizoi një vizitë informuese për një grup studentësh në ish-burgun famëkeq të regjimit komunist.

Vizita synonte të thellonte njohuritë e të rinjve mbi të kaluarën komuniste të Shqipërisë dhe t’i nxiste ata të reflektonin mbi rëndësinë e qëndresës ndaj totalitarizmit, vlerësimit të lirive dhe mbrojtjes së të drejtave të njeriut.

Ish-i burgosuri politik Demir Abazi ndau historinë e tij tronditëse, duke u sjellë studentëve një dëshmi të gjallë mbi jetën nën regjimin shtypës.
Ata vizituan rrënojat e qelive, dhomat e izolimit dhe vendet e punës së detyruar, ku u njohën me kushtet çnjerëzore që përballonin të dënuarit.

Vizita kontribuoi në rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë e kujtesës, nderimin e vuajtjeve të viktimave të krimeve komuniste, njohjen e ish-të burgosurve si simbol të rezistencës kombëtare dhe promovimin e drejtësisë tranzitore si një formë për t’u përballur dhe për të adresuar të kaluarën në Shqipëri.

Artikulli paraprakKALLAS NDAN LAJMIN E MIRË: BE KA NISUR HEQJEN GRADUALE TË MASAVE NDËSHKUESE NDAJ KOSOVËS
Artikulli tjetërPARASHIKIMI I MOTIT PËR SOT, 23 MAJ 2025