Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike vijon investimet për garantimin e sigurt të furnizimit të energjisë elektrike.Investimet kanë përfshirë edhe fshatrat e Shkodrës.

OSHEE ka nisur prej disa ditës një investim të ri ku ka eleminuar rrjetin e vjetër në fshatrat Grudë e Guci dhe ka vendosur rreth 100 shtylla të reja të gjitha të plotësuara me kabull ABC.

Koordinatori i Zyrës së Shërbimit numër 4 në Shkodër Elvis Murati thotë se njëherësh është kryer edhe vendosja e matësve elektronik jashtë objektit por në kufi të pronësisë në mënyrë që të eleminohen humbjet në rrjet dhe për të frenuar vjedhjen energjisë nga abonentët familjar

Paralelisht edhe në zonën e njohur si QPU-ja në Kiras është bërë zëvëndësimi i rrjetit të vjetër me atë të ri në të cilin nuk ishte ndërhyrë prej 20 vitesh

Grupet e Punës mësohet se kanë bërë sistemimin e telave në gjendje kritike dhe të amortizuara dhe vendosën kabllo të cilësisë së lartë, për garantim të sigurt të furnizimit të energjisë elektrike.

Artikulli paraprakPROTESTUESIT BLLOKOJNË AUTOSTRADËN LEZHË-TIRANË
Artikulli tjetërSHKODËR, RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS “LODËRTUNE”